Policia në Zveçan arreston dy persona për vjedhje të pyllit

Prishtinë | 08 Gus 2025 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Policia e Zveçanit ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të pyllit.

Ata janë kapur duke transportuar dru me traktor dhe rimorkio të ngarkuar në vendin e ngjarjes.

Sipas njoftimit të policisë në Facebook, të dyshuarit, me inicialet E.B. dhe S.B., janë intervistuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre është hapur rast për veprën penale “Vjedhje e pyllit”.

Policia fton qytetarët të raportojnë çdo veprim të dyshimtë në numrin 192 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

Të ngjashme