Policia e Kosovës ka thënë se dy pjesëtar të sajë u sulmuan fizikisht nga një shofer që po ngiste jashtë ligjshëm.
Në Prishtinë, dje rreth orës 14:45 raportohet se dy zyrtar policor në rroba civile ka ndaluar veture Opel, te cilën e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti po voziste në trotuar duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik .
I dyshuari ka refuzuar që t’iu ja dokumentet si dhe ka sulmuar fizikisht zyrtaret policor.
“Viktimat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendi të prokurorit është iniciuar rasti dhe i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Rasti është duke u hetuar si “sulm ndaj personit zyrtar”