Policia për 24 orë gjobiti 885 qytetarë për mosrespektim të masave antiCovid-19

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke i gjobitur qytetarët e vendit, duke u bazuar në masat e marra nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 885 gjoba në bazë të ligjit COVID-19.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme