Policia për 24 orë shqiptoi 820 tiketa për mos respektim të Ligjit për Pandeminë

Prishtinë | 21 Nën 2020 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 820 tiketa për mosrespektim të ligjit COVID-19.

Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 të këtij ligji rregullohet çështja e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mosrespektimi.

E, neni 26 rregullon çështjen e izolimit dhe karantinës gjatë pandemisë COVID-19.

Ndërsa, në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme