Një aksident ka ndodhur afër Terminalit Doganor në kryeqytet. Siç shihet në fotografinë e realizuar nga Ekonomia Online, në këtë aksident është i përfshirë në kamion, si dhe një veturë e Policisë së Kosovës.
Në këtë aksident nuk ka të lënduar, ndërsa policia ka dal në vendngjarje dhe po merret me rastin.
Bora që ka nisur te bie në orët e hershme të mëngjesit ka shkaktuar probleme të shumta në komunikacionin rrugor.
Vetëm sot kanë ndodhur disa aksidente si pasojë e rrugëve të rrëshqitshme, por edhe ngricave të krijuara nga papastërtia e rrugëve