Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka njoftuar se forcat e rendit janë përgatitur për ta ruajtur rendin dhe qetësinë gjatë festave të fundvitit
Sefaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se bashkëpunimi i qytetarëve të Kosovës me institucionet e sigurisë së vendit, do të ndihmonte që festat e fundvitit ta kenë kuptimin e vërtetë të tyre
“Policia e Kosovës tashmë ka përgatitur planin operativ me rastin e festave të fundvitit. Me qëllim që të evitohen incidentet e mundshme, qytetarët e Kosovës duhet t’i marrin seriozisht kërkesat që vinë nga institucionet e rendit për maturi gjatë festave. Bashkëpunimi i qytetarëve të Kosovës me institucionet e sigurisë së vendit, do të ndihmonte që festat e fundvitit ta kenë kuptimin e vërtetë të tyre”, shkruan Sefaj.
Më poshtë mund ta shikoni videon e zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani lidhur me planin operativ për festat e fundvitit.