Gruaja e organizatorit të sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, Milan Radoiçiq, është duke u intervistuar nga Policia e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai ka thënë se kjo po bëhet me ftesë të Krimeve Ekonomike.
“Konfirmojmë se në Mitrovicë Veri është duke i intervistuar ky person në prani të avokatit me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë”, ka thënë Elshani për EO.
Radoiçiqi, i cili ndodhet në listën e zezë të ShBA-së, e kishte pranuar se ka organizuar sulmin paramilitar në Banjskë të Zveçanit.
Aktualisht ai është duke u kërkuar nga INTERPOL-i.