Policia po heton vdekjen e një burri në Podujevë, dyshohet se nuk iu dha ndihma e parë mjekësore

Prishtinë | 29 Gus 2023 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës (PK) njofton se një person është gjetur i vdekur të hënën në Podujevë.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti kishte ndodhur rreth orës 16:48, ndërsa është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen” dhe “Mosdhënia e ndihmës së parë mjekësore”.

“Lidhur me rastin njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion, derisa në konsultim me prokurorin kompetent janë iniciuar rastet e lartcekura”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme