Policia publikon fotot e dy të dyshuarve për vrasjen në Kolovicë, kërkon bashkëpunim nga qytetarët

Prishtinë | 27 Mar 2024 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e katër personave të cilët dyshohet se kanë të bëjnë me rastin e rëndë që ka ndodhur të mërkurën në kryeqytet ku kanë humbur jetën dy persona.

Në faqen zyrtare, Policia ka publikuar foto të të dyshuarve, derisa ka kërkuar nga kushdo që ka informata që mund të çojnë në identifikimin e vendndodhjes së tyre.

Dy persona po kërkohen si të dyshuar për vrasje e rëndë që ka ndodhë mbrëmë në Prishtinë

Personat e dyshuar për vrasje janë Ahmet ( Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha.

Ndërkohë, policia ka kërkuar bashkëpunim edhe për vendodhjen e dy personave të tjerë, të dyshuar për veprën vrasje në tentativë që ka ndodhë me datën 26.03.2024 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

“Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personave të dyshuar.

Ndonëse janë ndërmarrë një sërë veprimesh nga ana e policisë, kërkimi i vazhdueshëm, bastisja e disa lokacioneve etj. personat e dyshuar vazhdojnë të ndodhen në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personave të dyshuar na kontaktoni direkt në:

E-mail: [email protected]”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme