Policia sekuestron lëndë narkotike dhe armë në një fshat të Gjilanit

Prishtinë | 10 Shk 2024 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Policia në Gjilan ka realizuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore ku ka kryer kontrolle në katër lokacione me qëllim të sigurimit të provave ndaj një të dyshuari.

Policia gjatë kontrollit në vendbanimin e të dyshuarit në një fshat të Gjilanit ka sekuestruar 2.4 kilogramë heroinë, 6.8 gramë lëndë narkotike marihuanë, dy armë të shkurta, pesë armë të gjata, një veturë me targa të Kumanovës, një veturë me targa vendore si dhe një sasi municioni kalibrash të ndryshme.

I dyshuari A.A me shtetësi maqedonase besohet se është i përfshirë në trafikim me lëndë narkotike brenda dhe jashtë territorit të Kosovës.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Gjilan, pas hetimeve të zhvilluar ndaj një të dyshuari, më 09.02.2024, të mbështetur edhe nga njësi tjera policore, kanë realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore-Gjilan për urdhër kontrolli. Policia ka kryer kontrolle në katër lokacione me qellim të sigurimit të provave materiale, pasi që paraprakisht është siguruar informacioni se i dyshuari është i përfshirë në trafikim me lëndë narkotike brenda dhe jashtë territorit të Republikës se Kosovës. Gjatë kontrollit në vend-banimin e të dyshuarit A.A., (viti i lindjes 1999, mashkull me shtetësi maqedonase), në një fshat të Gjilanit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2407.6 gram (2.4 kg)-lëndë narkotike, dyshohet të jetë heroinë, 6.8 gram-lëndë narkotike dyshohet të jetë marihuanë, dy armë të shkurta, pesë armë të gjata, një veturë me targa të Kumanovës, një veturë me targa vendore dhe një sasi e municionit kalibrash të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Gjatë realizimit të urdhër kontrollit, i dyshuari nuk ka qenë prezent, por është njoftuar nga familjarët që të paraqitet në vendngjarje, i njëjti nuk i është përgjigjur ftesës së policisë dhe ndodhet në arrati.

Të ngjashme