Është liruar nga autoritetet serbe, Astrit Piraj 46-vjecari që u arrestua dje në kufi.
Lajmin e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Piraj u arrestua nga autoritetet kufitare të Serbisë derisa ishte nisur për në Francë me një linjë autobusësh, raporton Express.
Pas kalimit të pikës kufitare Dheu i Bardhë, njësitet policore kufitare serbe e vunë nën pranga 46-vjecarin nga Pozhorani i Vitisë.
Burime të të afërta me familjen e 46 vjeçarit, bënë të ditur se ai është arrestuar për një vepër të vitit 2007, ”kur një i panjohur i ka dhënë atij copëza hekuri, të cilat do dilnin të jenë të këmbanës së një kishe”.
Sipas familjarëve për një vepër të tillë 46 vjeçari kishte përfunduar edhe një proces gjyqësor gjatë vitit 2007 por tani nuk kanë dijeni se si një vepër e tillë e A.P ka përfunduar në dosjet e Serbisë.
Ndryshe, ditë më parë në Serbi është liruar zyrtari i ATK-së, Marjan Gjoka, që po mbahej në paraburgim nën dyshimet se kishte kryer krime lufte.
I njëjti pas tre ditë mbajtje u lirua, derisa për arrestimin e tij u informuan përveç autoriteteve në vend edhe BE e ambasadat