Policia e Kosovës ka njoftuar se në automobilin e braktisur te hoteli “Grand” nuk ka gjetur asgjë dhe se është në pritje që shoferi ta marrë atë.
Rexhep Sijarina nga Policia e Kosovës ka treguar edhe detajet nga kjo ngjarje duke treguar se shoferi i veturës me tabela të Beogradit ishte në Graçanicë me një prift për të kryer një rit fetar.
“Rreth orës 15:00 një shofer është larguar dhe ka ecur drejt sheshit. Ka pasur një telefon dhe para të Serbisë dinarë. Shoferi ka shkuar në Graçanicë me një prift për një rit fetar. Në stacion është vëllai i shoferit e shoferi ka njoftuar se tash do të vijë për të marrë automobilin”, ka thënë Sijarina, për gazetarët në vendin e ngjarjes.