Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në mbështetje të ICITAP-it amerikan, ka organizuar tryezën e rrumbullakët me temën “Ndërtimi i urave”.
Kjo tryezë organizohet për të shënuar “Ditën Botërore Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore”.
Qëllimi i organizimit të kësaj tryeze të rrumbullakët ka qenë që t’i mundësohet komunitetit përkatës të adresojë çështjet që ndikojnë në jetën e tyre të përditshme, si dhe mënyrat se si duhet kanalizuar problematikat për të gjetur zgjidhjet e mundshme dhe për të vetëdijesuar njerëzit për rreziqet që sjell trafikimi me qenie njerëzore.
Kjo tryezë e rrumbullakët u mbajt në objektet e Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës këtë aktivitet e realizoi në bashkëpunim me Divizionin për Siguri në Bashkësi/MPB, Zyra e Sekretariatit të Strategjive/MPB, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë/PK, Ekipet Vepruese për Siguri në Bashkësi, Vrojtuesit e Lagjes, Komitetet Lokale për Siguri Publike.