Policia e Kosovës ka mbajtur konferencën me temën “Ngritja e sigurisë në trafik dhe shënimi i Ditës Evropiane pa Viktima në Rrugë”, në shkollën “28 Nëntori”, raporton Ekonomia Online.
Jeton Rexhepi, drejtori i divizionit komunikacionit rrugor, tha se janë të involvuar në 150 shkolla për të bashkëbiseduar m e nxënës për rëndësinë edukimit në trafik.
“Policia e Kosovës jena të involvuar në 150 shkolla të bëjmë bashkëbisedime me nxënës dhe prindër”.
“Kjo ligjëratë dëshirojmë të kryhet me sukses. Policia Kosovës mbështet të gjitha institucionet dhe të gjitha kërkesa që kanë të bëjnë me sigurinë rrugore”.
“Të gjitha shtetet janë duke punuar që të kenë sa më pak aksidente me fatalitet. Vjet kanë qenë 90 persona që kanë humbur jetën ndërsa sivjet janë 75 persona”.
Fejzullah Mustafa, nga Këshilli për Siguri rrugore nga Ministrinë e Infrastrukturës, tha se qëllimi i projekti është zvogëlimi i numrit të aksidenteve me fatalitet.
“Qëllim i këtij projekti është zvogëlimi i aksidenteve me fatalitet. Prezantimi ishte për të mësuar më shumë për këmbësorët dhe biçiklistët”.
Ajet Brajshori, drejtori i shkollës “28 Nëntori”, falënderoi Policinë e Kosovës për punën e vazhdueshme, duke shtuar se rëndësia e projektit është që aksidentet të jenë zero, raporton EO.
“Në emër të nxënësve jemi pjesë e këtij projekti madhor. Jeta është më e çmueshme dhe në emër të drejtorisë arsimore falënderoj që së bashku arritëm ta bëjmë këtë projekt. Rëndësia e projektit është që aksidentet t’i kemi zero”.