Policia shkon në shtëpinë e viktimës Ilaz Brahimi, familjarët s’flasin për rastin

Prishtinë | 23 Mar 2026 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Majac të Podujevës.

Atje e dyshuara ka vrarë 45 vjeçarin Ilaz Brahimin nga Obiliqi.

Ekipi i Ekonomia Online është duke qëndruar tek shtëpia e Brahimit, por se familjarët e tij nuk kanë pranuar të flasin për rastin.

Afër shtëpisë së Brahimit shihet edhe një veturë e Policisë.

Ndërsa, kohë më parë familja ka bërë të ditur vdekjen e tij, duke shtuar se më vonë do të njoftohet edhe koha e varrimit.

“Të Allahu jemi dhe tek Ai do të kthehemi! Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se mbrëmë ndërroi jetë vëllau ynë ILAZ (BAJRAM) BRAHIMI. Lusim Allahun ta ketë marrë në mëshirën e Tij! Sa i përket kohës së varrimit, do t’ju njoftojmë më vonë”, thuhet në njoftimin e familjes.

Nga kjo tragjedi në QKUK ka vdekur edhe e dyshuara dhe gruaja e agjës së saj./Ekonomia Online

Të ngjashme