Policia shpërthen bombën te shtëpia e Murat Mehës

Prishtinë | 09 Gus 2016 | 16:09 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës ka shpërthyer në mënyrë të kontrolluar mjetin shpërthyes që është gjetur të shtëpia e kryetarit të Komisionit shtetëror për Demarkacion, Murat Meha, në lagjen “Dardania” të Prishtinës.

Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës e ka rrethuar shtëpinë e Murat Mehës, pasi që e kanë gjetur një mjet të pashpërthyer dhe pas disa minutash e kanë deaktivizuar atë.

Përveç policisë në vendin e ngjarjes janë Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, IEDD, zjarrfikësit dhe auto-ambulanca.

Për shkak të sigurisë, policia ka mbyllur për pak kohë të gjitha lokalet në afërsi, te vendi i quajtur “Kroi i Bardhë” në kryeqytet.

Fotot: Ekonomia Online

policia - murat meha policia - murat meha1 policia - murat meha3

policia1 policia2 policia3 policia4

Të ngjashme