Policia shpëton një qytetar nga ngufatja

Prishtinë | 09 Shk 2022 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka ndërhyrë sot në një rast në Vushtrri, ku ka shpëtuar një qytetar nga ngufatja.

Falë reagimit tës hpejtë të zyrtarëve policor është arritur që të shpëtohet nga ngufatja një qytetar në Vushtrri.

“Ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës, kur dy hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve, kanë vërejtur një person me gjendje të përkeqësuar shëndetësore të cilit iu kishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes. Reagimi i shpejtë i dy zyrtarëve policor ka bërë që qytetarit të i lirohen rrugët e frymëmarrjes, të shpëtohet nga ngulfatja dhe ta kthejnë në gjendje stabile.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas normalizimit të gjendjes shëndetësore, qytetari i moshës rreth 60 vjeçar, ka falënderuar zyretarët policorë për ndihmën e dhënë dhe veprimet e ndërmarra.

Të ngjashme