Policia shqiptoi 186 gjoba për qyetetarët që nuk respektuan masat anti-COVID

Prishtinë | 02 Jan 2022 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Në ditën e parë të këtij viti, Policia e Kosovës ka shqiptuar 186 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat e vendosura nga Qeveria, përmes të cilave synohet mbrojtja dhe parandalimi i përhapjes së virusit korona.

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit, veçanërisht variantit të ri Omicron, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa, në kuadër të të cilave, të gjithë personat mbi 12 vjeç do të duhet që t’i ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy doza për udhëtim me mjetet e transportit publik dhe atij privat, si dhe për hyrje në qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë.

E në prag të ndërrimit të motmotit, komuna e Prishtinës ka anuluar organizimin “Prite n’Shesh”, për shkak të masave në fuqi, të cilat mbetën të njëjta edhe për festat e fundvitit.

Të ngjashme