Policia e Kosovës gjatë zbatimit të masave antiCOVID, në 24 orët e fundit në shtatë komunat e rajonit të Gjilanit, ka shqiptuar gjithsej 61 gjobat.
Policia gjatë 24 orëve të fundit, në gjithë vendin ka shqiptuar 652 gjoba për ata që nuk kanë respektuar Ligjin Covid-19, ndërsa ka shqiptuar 581 gjoba për ata që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.
Policia ka apeluar te qytetarët t’i respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.
Në të kundërtën, policia paralajmëron se moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, së fundmi ka marrë masa shtesë për tu mbrojtur nga virusi Covid-19.
Si rrjedhojë, është vendosur edhe ora policore në disa komuna.