Policia e Kosovës ka njoftuar se po vazhdon me aktivitete policore në nivel vendi për zbatimin e masave të reja anti-Covid të vendosurra nga Qeveria.
“Aktivitetet dhe kontrollet policore po vazhdojnë të realizohen në nivel vendi, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, sigurisë në trafik si dhe zbatimit të masave ndaj pandemisë COVID 19”, thuhet në një njoftim të PK-së, të shoqëruar me fotografi nga kontrollet dhe gjobitja e qytetarëve.