Policia speciale “rrethon” Kuvendin para protestës së VV-së

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 13:32 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policë të pajisur me mjete për kontrollimin e protestave kanë marshuar nga stacioni “Qendra” në Prishtinë në drejtim të objekteve qeveritare.

Sikur shihet në pamjet e Ekonomia Online, policë të shumtë ndodhen në hapësirat e jashtme të Kuvendit dhe ndërtesës së Qeverisë pak para nisjes së protestës së thirrur nga Vetëvendosje.

VV ka thirrur protestë me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”. VV ka akuzuar se presidenti Hashim Thaçi po dëshiron t’ia japë Serbisë edhe Ujmanin e Trepçën, gjë që siç kanë thënë ata nuk mund ta lejojnë.

“Protesta e sheshi bëhen hapësirat e vetme dhe të domosdoshme për të shprehur bindjet dhe vullnetin tonë në mbrojtje të vendit”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Protestuesit do të nisen nga qytete të ndryshe drejt kryeqytetit, duke filluar nga ora 10:00, për të cilët VV ka siguruar transport falas.

Ata do të takohen te Biblioteka Kombëtare për të vazhduar në sheshin ‘Skënderbeu”, dhe do të përfundojë me një koncert në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Të ngjashme