Bazuar në të dhënat hetimore, të gjeturat në vendin e ngjarjes, Policia e Kosovës, sqaron për të gjitha mediat, se shpërthimi i djeshëm i bombolës së gazit në Pejë, ka ndodhur në një hapësirë pas dyqanit ‘Lindi 3”, një tjetër dyqan në të njëjtën hapësirë të ndarë me dyqanet “LINDI 3”, AGONI GJ.B.”dhe barnatores “BLERTA”.
Meqë të gjitha lokalet ishin të dëmtuara në masë të madhe, tani sipas të gjeturave hetimore është saktësuar vendi i shpërthimit.
Kujtojmë se në këtë shpërthim u lënduan tre persona.