Gjatë ditës së sotme në disa media kosovare u raportua se policia është duke i larguar targat serbe nëpër rajone të ndryshme të Kosovës.
Një gjë e tillë është mohuar nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i këtij institucioni, Daut Hoxha, për Klan Kosova tha se asgjë nuk është ndërmarrë në këtë fazë.
“Informacionet e publikuara lidhur me heqjen e targave serbe në rajone të ndryshme të RKS-së në këtë fazë mbesin vetëm spekulime”.
Ai shtoi se policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit është e obliguar që të zbatojë edhe vendimet e institucioneve shtetrore të Republikës së Kosovës, në këtë rast qeverisë së vendit.