Policia thotë se pesë persona u arrestuan për fajde, dy gjenden në arrati

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 15:56 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës në një konferencë të jashtëzakonshme ka dhënë detaje për operacionet e zhvilluara në 11 lokacione, ku edhe janë arrestuar 5 persona, raporton Ekonomia Online.

Nënkoloneli, Rexhep Fetahu ka thënë se gjatë këtij operacioni janë konfiskuar para, loptop, dhe mjete të tjera që janë kryer veprat penale.

“Operacioni është zhvilluar në 11 lokacione janë arrestuar 5 të dyshuar, 2 prej tyre janë në kërkim, 7 janë konfiskuar para, loptop dhe mjete të tjera që janë kryer veprat penale. Kemi sekuestrim të 16 mijë eurove, 5 vetura, llaptopë, 4 aparate lojëra të fatit. Të dyshuarit janë ndalur për 48 orë, ku do të vazhdohet me hetimet”, ka thënë Fetahu.

Ai ka dhënë detaje tjera në lidhje me këtë rast.

“Inicialet e këtyre 5 të arrestuarve janë D.B, RR.B, I.S, L.B, B.G.”, tha ai .

Ndërsa togeri Ekrem Koliqi tha se në mëngjesin e ditës së sotme Policia e Kosovës gjegjësisht drejtoria rajonale e Prishtinës, ka pranuar me shqetësim një rast grabitjeje në Stankofc të Drenasit, me ç’rast janë arrestuar 2 persona.

“Drejtoria rajonale e Prishtinës e ka pranuar me shqetësim rastin e grabitjeve. Sot në orët e hershme në operacionin e fundit është arritur të arrestohen 2 persona të cilët mbrëmë kanë grabitur një pompë me derivate. Edhe një person është në arrati i cili për policinë është i njohur. Janë gjetur mjete të shumta”, tha Koliqi, raporton EO.

E zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani pati një sqarim për rastin e para dy ditëve ku një person në një lagje të Prishtinës ka shtënë në drejtim të disa zyrtarëve policorë.

“Vlen të përmendet të përmendet edhe rasti vrasje në tentativë ku i dyshuari me inicialet A.E ka tentuar të përfshihet në vrasje të zyrtarëve policorë i cili ka gjuajtur në drejtim të tyre”, tha Kelani.

 

Të ngjashme