Policia tregon shkaqet e vdekjes së aktivistit të VV-së

Mitrovicë | 14 Qer 2017 | 10:53 | Nga

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se si pasojë e një aksidenti kishte ndërruar jetë drejtuesi i automjetit, i cili konfirmuar nga Vetëvendosja, kishte qenë aktivist i kësaj lëvizje.

Sipas policisë, aksidenti kishte ndodhur më 13 qershor në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, Mitrovicë, përcjellë AktivPress.

“Raportohet se i dyshuari, duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rrugës. Si pasojë lëndime vdekjeprurëse ka pësuar vetë drejtuesi, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim të policisë.

Sipas policisë, lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjerë ku njëri prej tyre është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Viktima, identiteti i të cilit është Albadrit Sejdijaj ishte nga Mitrovica dhe ka qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme