Nga tetori i vitit të kaluar Policia e Kosovës funksionon me ushtrues detyre të drejtorit. Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, shkarkoi nga detyra Rashit Qalajn nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Përderisa në vend të tij u emërua Samedin Mehmetin. Funksionimin me ushtrues detyre nuk po e shohin problem na Sindikata e Policisë.
Nënkryetari i kësaj Sindikate, Shaban Tasholli, në një intervistë për Ekonomia Online, se kjo nuk i pengon aspak Policisë së Kosovës.
“Aspak nuk po i pengon sepse struktura e Policisë është e tillë. Drejtori mund të mungojë 1 muaj ditë por tani nuk mungon se është ushtrues i detyrës. Është në sistemin e policisë që nuk ndikon asgjë”.
Ai tha se do t’i bëjnë presion Qeverisë së ardhshme që të realizohen disa kërkesa të cilat janë të domosdoshme si pensionimi invalidor, sigurimi shëndetësor dhe pensionimi i parakohshëm.
“Orari njëherë është tetë orë i rregullt. Këtë vit do ta kemi pak problem nëse nuk na realizohen disa kërkesa të cilat janë të domosdoshme të bëhen pensionin invalidor, sigurimi shëndetësor dhe pensionimi i hershëm që e ka FSK-ja”.
“Me këto tri kërkesa është e njoftuar edhe qeveria e tanishme, mirëpo edhe ajo qeveri që do të vijë nesër do të jetë e njoftuar dhe do të bëjmë presion që këto tri pika mos të na pret viti tjetër pa i realizuar”, tha Tasholli për EO.