Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se me qëllim të ngritjes së sigurisë vazhdon me aktivitete të shtuara në zbatimin e ligjeve edhe të fushës për konfiskimin e armëve, gjegjësisht zbatimin e autorizimeve dhe kompetencave të dhëna për organin kundërvajtës/Policinë.
Në kuadër të këtyre autorizimeve dhe kompetencave gjatë periudhës kohore 01.01.2018 deri në kohën që informojmë, janë konfiskuar një numër i konsiderueshëm i armëve dhe municioneve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, dhe ndaj personave kundërvajtës janë ndërmarrë të gjitha veprimet të cilat dalin nga ligjet.
Sektori i hetimeve ne Pejë, e përkrahur edhe nga njësite tjera policore pranë stacionit policor ne Pejë, kanë zbuluar dhe vepruar në pesë (5) raste të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Oficerët policor me një pike kontrolli ne magjistralen Peje –Deçan, aty policët kanë ndaluar veturën ‘Mercedes’, ku në brendësi të automjetit gjendeshin dy persona. Gjatë kontrollit te pasagjeri ishte gjetur një pistolete e llojit ‘TT’, prodhim Jugosllav, me një karikator dhe dy (2) fishek . I dyshuari është arrestuar dhe arma është konfiskuar.
Me datë 09.01.2018, policia përmes burimeve operative kishte pranuar informatë se një i dyshuar kishte në posedim një arme zjarri të cilën e mbante në shtëpinë e tij . Sektori i hetimeve në Pejë i përkrahur edhe nga njësitë tjera policore pasi ka siguruar urdhrin verbal për bastisje, nga gjyqtari i procedurës paraprake, me datën e cekur me larte rreth orës 18:20 , kishte shkuar te shtëpia e te dyshuarit ne fshatin Nepole komuna Pejë,dhe është arritur të konfiskoj një arme automatike te llojit AK/47, me një karikator dhe 10 fishek kalibër 7.62 X 39 mm. I dyshuari pasi intervistimit me urdhër te prokurorit është liruar në procedurë te rregullt.
Po ashtu, sektori i hetimeve i përkrahur edhe nga njësite tjera te stacionit policor ne Pejë , ka bërë ekzekutimin e një urdhërese të lëshuar nga Gjykata themelore në Pejë, me të cilën polica urdhërohej të kryente një bastisje kontrolli, në shtëpinë e një te dyshuari dhe gjatë ekzekutimit të urdhëresës ka arrit që në shtëpinë e të dyshuarit të gjejë dhe konfiskoj një armë të zjarrit, ‘Pistolete Ekol Firat‘, me një karikator. I dyshuari është arrestuar dhe arma është konfiskuar dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit është liruar ne procedurë të rregullt.
Me datë 15.01.2018, rreth orës 12:55, deri sa patrulla policore ishte ne patrullim ne Rr” Vëllezërit Gërvalla”, në afërsi te stacionit te autobusëve ne Pejë, kishte vërejtur disa persona duke u përleshur ne mes vete. Policet me njëherë kanë ndërhyre edhe duke e rrezikuar jetën e tyre vetëm dhe vetëm të parandalojnë ndonjë rast me të rëndë, pasi që ishin të armatosur, gjatë këtij aksioni policor kanë bërë arrestimin e dy personave te dyshuar. Policet ne këta aksion / ndërhyrje policore dhe gjatë bastisjes në vend ngjarje te këtyre personave te involvuar ne incident kanë arritur qe tek njeri nga të dyshuarit te gjejnë dhe konfiskojnë armen e llojit ‘Pistolete’ e kalibrit 7.65 mm , me një karikator, gjashte (6) fishek. Te dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër te prokurorit te shtetit ju është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve . Te njëjtëve nga Gjykata Themelore ne Pejë ju është caktuar masa e paraburgimit ne kohëzgjatje prej 30 ditëve .
Po ashtu edhe me datë 18.01.2018 , duke filluar nga ora 07:00, sektori i hetimeve i përkrahur edhe nga njësite tjera te stacionit policor ne Pejë, ka bëre ekzekutimin e një urdhërese të lëshuar nga Gjykata themelore në Pejë, me te cilën policia urdhërohej te kryente një bastisje kontrolli , në shtëpinë e një te dyshuari . Polica gjate ekzekutimit të urdhëresës ka arrit qe ne shtëpinë e te dyshuarit te gjeje një arme te zjarrit, A K-47, me një karikator , dy fishek , një bajonete dhe dy granata te dorës . Policia ka konfiskuar armen e cekur , ndërsa lidhur me granatat e dorës ne vendin e ngjarjes ka ardhur njësiti i specializua për deminim te cilët edhe kane bërë tërheqjen e granatave . I dyshuari është arrestuar dhe arma është konfiskuar, pas intervistimit me urdhër te prokurorit është liruar ne procedurë te rregullt .