Policia e Kosovës ka bërë arrestimin e pesë personave të dyshuar, që ndërlidhen me rastin e veprave penale “Blerja , posedimi ,shitja ose shpërndarja e paautorizuar e substancave narkotike (Neni 267) dhe Mbajtja në pronësi apo kontroll e paautorizuar e armëve (Neni -366)”.
Policia e Kosovës pas pranimit të informatave në lidhje me rastet e lartëcekura, ka zhvilluar një hetim intensiv dy mujor, me ç’rast me datë 14.07.2020 në Prishtinë ka realizuar një operacion policor gjatë të cilit njësia e Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit me Narkotik (DHTN) – Prishtinë, ka ndaluar tri vetura të dyshuara në të cilat janë hasur personat e dyshuar si në vijim:
B. D. M/Kosovar
A. D. M/Kosovar
A. Sh. M/Kosovar
A. B. M/Kosovar
R. I. M/Kosovar
Gjatë realizimit të kontrollimit të personave dhe veturave të dyshuara, në një nga veturat e ndaluara është gjetur një sasi e narkotikëve të llojit “Marihuanë” me peshë të përgjithshme prej 13kg e 800gram, së bashku me mbështjellës.
Në lidhje me rastin, pas konsultimit me prokurorin kompetent, me urdhër të tij është realizuar edhe një kontroll i lokacioneve të cilat dyshohet se janë shfrytëzuar për fshehje të substancave narkotike. Gjatë realizimit të këtij kontrolli tek të dyshuarit janë gjetur:
Pesha e përgjithshme e sasisë së konfiskuar të substancës narkotike arrinë në 20kg e 31.1gram, ndërsa përveq gjësendeve të cekura më lartë, poashtu është bërë edhe konsifkimi i pesë telefonave celularë dhe tri veturave të përfshira në rast si prova materiale që ndërlidhen me rastin .
Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të mbrojtësve të tyre dhe me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në qendër të mbajtjes.