Para pak ditësh në qytetin e Pejës ishte raportuar për një sulm seksual. Por, policia ka zbuluar se i gjithë rasti ishte inskenim.
Policia ka gjetur se rasti i raportuar nga një femër në Pejë për ‘sulm seksual’ ndaj saj, ka qenë i trilluar, pasi ajo ishte në lidhje dashurie me të njëjti person.
“Në lidhje me rastin është raportuar se me 18.06.2019 gjatë hetimeve është vërtetuar se rasti ka qenë i inskenuar sepse gjatë intervistimit të dy palëve është verifikuar se viktima është në lidhje dashurie me dëshmitarin dhe e tëra ajo ka ndodhur me pëlqimin e dy palëve”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.