Policit meksikan i vihet flaka në protestën kundër racizmit

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Një protestues në Guadalajara të Meksikës ia ka vënë flakën policit teksa po protestonte kundër vdekjes së një punëtori në duart e policisë.

Giovanni Lopez dyshohet se ka vdekur nga forca e tepruar e policisë teksa u arrestua për mosmbajtje të maskës në publik.

Për këtë rast Meksika është përballur në protesta të dhunshme që kanë për cak policinë, transmeton KOHA.

Polici ka pësuar djegie të rënda në qafë dhe në shpinë, por është jashtë rrezikut për jetën.

Protestat e dhunshme në Meksikë kanë vazhduar edhe gjatë javës së dytë. Ato janë frymëzuar nga protestat amerikane që kanë nisur pas vdekjes së afro-amerikanit, George Floyd në duart e policisë.

Të ngjashme