Nga 20 korriku i këtij viti, bashkatdhetarët tanë mund të marrin polisat e sigurimeve online.
Ky lajm është kumtuar sot pas një takimi që kryetari i Bordit të Byrosë Kosovarë të Sigurimeve, Rrahim Pacolli ka pasur me kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
“Një vit më herët kemi marr vendim të rëndësishëm, zvogëluam për 50% koston e policave të sigurimit duke respektuar shqetësimin e bashkatdhetarëve. Këtë vit nga 20 korriku polisat mund të merren online”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook.