Politika e jashtme e stagnuar – Fetoshi: Lajm i mirë thirrja e deputetëve spanjollë për njohjen e Kosovës

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 13:59 | Nga Majlinda Ibrahimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova ka vite që ka stagnuar në arritjen e njohjeve të reja, e kjo sipas njohësit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Arben Fetoshit, ka të bëjë me neglizhencën e institucioneve vendore për politikë të jashtme, raporton Ekonomia Online.

Fetoshi tha për Ekonomia Online se demokracia në Kosovë po shihet si e brishtë nga ndërkombëtarët, sipas tij këtë e dëshmon mos ftesa nga administrata amerikane për Samitin e Demokracive.

“Për fat keq po, natyrisht mos ftesa nga administratës Biden për Samitin e Demokracive është indikator shqetësueses për ne sa i përket nivelit të demokracisë në Kosovë. Demokracia e Kosovës vazhdon të jetë e brishtë sipas indikatorëve ndërkombëtar. Mirëpo, në anën tjetër akoma më shqetësuese është që nuk kemi pasur aktivizim të duhur të diplomacisë me Qeverinë e re, e cila realisht do të duhej ta avanconte pozicionin ndërkombëtar të Kosovës, në veçanti dialogut me Serbinë. Në këtë kuptim dua të theksoj, vonesën e madhe për sa i takon numrit të madh të ambasadave tona, pa ambasadorë. Kjo ka ndikua që të përcjellët mesazhi i tyre ne vendet ndërkombëtare”.

Më tej, ai e sheh të nevojshme që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, në mënyrë që të hapet rruga për njohjet nga shtetet e Bashkimit Evropian.

“Sfidat me të cilat përballet diplomacia jonë ka të bëjë me shkallën e intensitetit të institucioneve tona me atë që njihet politika e lobimit për njohje të reja, e në këtë kuptim kemi pasë një stagnim të kahershëm të njohjeve të reja. Ndonëse unë jam i vetëdijshëm që njohja dhe konsolidimi ndërkombëtar i Kosovës është i kushtëzuar nga përmbyllja e procesit të dialogut me Serbinë. Në kuptimin që marrëveshja e gjithëpërfshirëse do të ishte zhbllokuese për vendet që hezitojnë ta njohin Kosovën. Kjo nuk do të thotë që diplomacia jonë do të duhet të ishte komode, përkundrazi do të duhej të ishte intensive, në veçanti në disa prej shteteve që kanë pasë prapakthim në raport me njohjen e Kosovës si pasojë e fushatës agresive të Serbisë”.

Thirrja e disa prej deputetëve spanjoll që Spanja të njohë pavarësinë e Kosovës, është lajm i mirë , thotë Fetoshi. Mirëpo, ai thekson se nuk duhet të shihet si progres i madh, por vetëm si një hap për të nisur bisedimet me Spanjën për këtë çështje.

“Lajm i mirë pa dyshim është fakti që në parlamentin spanjoll tashmë ka zëra që i bëjnë thirrje Qeverisë spanjolle për ta njohur Kosovën, por kjo nuk do të thotë që duhet ta marrim me entuziazëm këtë zhvillim, është një pikë e rëndësishme diplomatike që Qeveria jonë do të duhej ta shfrytëzonte për një dialog më intensiv me Spanjën në dy drejtime, e para në shpjegimin që njohja e Kosovës nuk implikon në politikë e brendshëm të Spanjës, për shkak të opinion të GjND-së të cilët e kanë interpretua deklaratën e pavarësisë në favor dhe si akt i mbështetur në normat e të drejtës ndërkombëtare, dhe e dyta për shkak të nevojës që të kemi politikë proaktive me të gjithë shtetet e BE-së”.

Të ngjashme