Në një vend normal ku ka norma e ka përgjegjësi morale, institucionale dhe juridike, vështirë se do të gjenim një politikan që do të vraponte për poste institucionale si në rastin e Kosovës. Por kjo nuk po ndodh në Kosovë, kjo për faktin se politikanët po dalin si profesioni me fitimprurës.
Me dalë politikanët profesioni më fitimprurës në një vend që ka shkallën e zhvillimit ekonomik më të prapambetur, vendi më i izoluar në rajon e më gjerë, vend me normën më të lartë të papunësisë, vend me shkallë të lartë të korrupsionit, vend ku deficit tregtar është enorm, vend që për një dekade ka humbur 1/5 e rinisë së aftë për punë është për tu çuditur.
Ky vend duke pasur gjitha këto probleme, kërkon detyrimisht nga ne si shoqëri të gjejmë e të prodhojmë me force një lider të tipit të ri, lider që nuk imponohet, lider që krijon rreth vetes një ekip shumë të përgjegjshëm për udhëheqje sepse problemet e kësaj shoqërie janë shumëdimensionale.
Ky lider dhe ky ekip duhet të kuptojë se funksionet e tyre kërkojnë përgjegjësi, nuk ka më privilegje, qytetarët duhet përfaqësuar e jo shfrytëzuar, duhet të ngrisin institucionet e jo të rrënojmë, që pasurojnë e jo që varfërojnë.
Na duhen politikanë që japin për interesin e përbashkët e jo që marrin, mbi të gjitha na duhen politikan që dinë të sillën me norma njerëzore e morale në shoqëri.