Politikanë të nivelit të lartë nga Afganistani janë duke mbajtur një konferencë të paqes në shtetin fqinj të Pakistanit, që ka për qëllim hapjen e rrugës për dialog, që do të çonte në përfundimin e luftës pothuajse dydekadëshe me talibanët.
Konferenca treditore, që nisi sot në Bhurban, vjen pak kohë para se presidenti afgan, Ashraf Ghani, është parashikuar që të vizitojë Pakistanin më 27 qershor.
Ghani dhe kundërshtarët e tij politikë, por edhe shoqëria civile, kanë mbajtur takime ditëve të fundit, me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara në Afganistan, Zalmay Khalilzad, i cili po shtyn përpara bisedimet ndërmjet Qeverisë afgane, opozitës dhe talibanëve.
Asnjë përfaqësues i talibanëve nuk është duke marrë pjesë në këtë konferencë të paqes, që po mbahet në Pakistan.