Politikani australian kollitet gjatë fjalimit në parlament, testohet për Coronavirus

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Sekretari australian i Thesarit, Josh Frydenberg i është nënshtruar testit për COVID-19, pasi që e kishte zënë kollitja gjatë një fjalimi të gjatë në parlamentin e këtij shteti, të marten.

Ai po raportonte për gjendjen ekonomike në Australi, që përfshinte projeksione për rënien e GDP-së në këtë shtet për mbi 10 për qind, në qershor, raporton BBC.

Frydenberg nisi të kollitej gjatë fjalimit të tij dhe nuk mund t’i përfundonte fjalitë.

Përmes një deklarate të shpërndarë menjëherë pas fjalimit, ai tha se po testohej “si masë kujdesi” dhe se do të vetizolohej. Rezultatet e testit të tij pritet të publikohen të mërkuren.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme