Politikani serb publikon foto me Osmanin e Prindonin: Diskutuam për zgjidhjen finale në çështjen e Kosovës

Prishtinë | 18 Shk 2023 | 20:19 | Nga Ekonomia Online

Nikola Sandulovic, kryetar i Partisë Republikane të Serbisë, njëherit kundërshtar politik i Aleksandër Vuçiqit, ka publikuar një fotografi me presidenten Vjosa Osmani dhe bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu.

Sandulovic përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se kanë shkëmbyer mendime për zgjidhjen finale të çështjes së Kosovës.

“Kjo foto, dhe ajo me kryeministrin Albin Kurti, janë prova që zgjidhja mund të gjendet edhe pa Vuçiqin”, ka shkruar tutje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme