Politikani slloven, Robert Golob, i ka hedhur poshtë pretendimet se atij i janë transferuar 600 mijë euro nga Mali i Zi, e ku është raportuar se kjo ishte bërë me ndërmjetësimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Kjo pyetje iu bë sllovenit gjatë një emisioni televiziv atje, ku ai i mohoi akuzat dhe theksoi se njeriu i përmendur si ndërmjetës, pra Martin Berishaj, është mik i kryeministrit slloven, Janez Jansha.
Golob po ashtu u shpreh se e gjithë pasuria e tij është e pastër dhe se ka origjinë të njohur.
Mediumi slloven, Planet TV, raportoi se Berisha dyshohet që i ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për te politikani slloven, Golob.