Kompania “Nike” njihet si një nga firmatv më të mëdha për veshjet sportive.
Shumë skuadra e marrin bazën materiale nga kjo firmë, por së fundmi mesa duket është përfshirë politikisht duke marrë sanksione ndaj skuadrës së Iranit.
“Nike” nuk ka pranuar që ti ofrojë bazen materiale, këpucë për skuadrën Kombëtare të Iranit, shkaku për këtë është bërë vendimi i qeverisë Amerikane për të rivendosur sanksione politike dhe ekonomike ndaj Iranit pas riacarimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Kompania në një deklaratë zyrtare ka deklaruar se si një korporatë Amerikane duhet të ndjek politikat e ShBA-së, dhe kjo nënkupton që nuk mund të pajisin me bazë materiale lojtarët e kombëtares së një shteti ndaj cilit qeveria ka vendosur sanskione.