16 marrëveshje pritet të nënshkruhen në mbledhjen e qeverive së Kosovës dhe Shqipërisë

Prishtinë | 25 Nën 2021 | 08:27 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i ri i Kosovës në Shqipëri, Skender Durmishi, foli në lidhje me detajet për takimin e nesërm mes dy qeverive, atë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Durmishi tregoi se deri më tani janë në plan për të u nënshkruar 16 marrëveshje mes dy kryeministrave, Albin Kurtit dhe Edi Ramës.

“Çdo gjë është gati, mbledhja e dy qeverive mbahet nesër në Elbasan”, tha ambasadori.

“Konsideroj se është i rëndësishëm për ecjen e mëtejme në zbatimin e programeve ligjeve dhe marrëveshjeve në të dy vendet”, tha Durmishi për takimin.

“Agjenda parasheh që të ketë takime mes dy kryeministrave, udhëheqësve të kabineteve, ministrat e dikasterve do të takohen veç e veç dhe së bashku, ku edhe do të bëhet një vlerësim i dikastereve se sa janë zbatuar marrëveshjet”, ka thënë Durmishi në Klan.

“Do të ketë një ceremoni që pasohet me nënshkrimin e 16 marrëveshjeve”.

Të ngjashme