4 625 zyrtarë kanë bërë deklarimin e pasurisë

Prishtinë | 08 Kor 2020 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Në përputhje me Ligjin për Deklarimin e Pasurisë, Agjencia kundër Korrupsion njofton se deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë ka përfunduar, dhe nga gjithsej 4721 e  zyrtarëve të lartë publik, deklarimin vjetor të pasurisë e kanë bërë gjithsej 4625 zyrtarë të lartë publik ose (97%.96), duke përmbyllur kështu procesin e deklarimit të rregullt  vjetor të pasurisë.

Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë ka filluar më 03.03.2020, por duke pasur parasysh situatën e krijuar me COVID-19, konform udhëzimeve dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Publike dhe Qeverisë së Kosovës, AKK ka shtyrë afatin e deklarimit të pasurisë  deri më 19.06.2020,  duke ofruar mundësi dhe kohë të mjaftueshme për të gjithë zyrtarët e  lartë publik për deklarimin e pasurisë.  

Nga numri i  përgjithshëm  prej 4721 të zyrtarëve të lartë publik që  kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 4625 zyrtarë të lartë publik  kanë bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit të rregullt ligjor,  63 zyrtarë të lartë publik kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt ligjor, 6 nga zyrtarët nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, ndërsa  27 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani.

Duke e marrë parasysh situatën me COVID-19, si dhe mbarëvajtjen e procesit të deklarimit të pasurisë gjatë kësaj kohe, Agjencia Kundër Korrupsionit i bën thirrje zyrtarëve të lartë publik që janë të përfshirë në listat e publikuara dhe që kanë ndonjë shqetësim për informatat e publikuara nga AKK, të kontaktojnë Agjencinë kundër Korrupsionit në numrat e telefonit: 038/518-964 dhe 038/518-912, apo në e-mail adresën: [email protected] me qëllim të evitimit të gabimeve apo lëshimeve eventuale, sepse shumica e formularëve të deklarimit të pasurisë janë pranuar në mënyrë elektronike në email-adresa të ndryshme të AKK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme