81 deputetë marrin pjesë në votimin për president, Osmani nuk merr vota të mjaftueshme

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 18:06 | Nga Kastriot Kokollari

81 deputetët kanë marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit, ku kandidatë janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta, raporton Ekonomia Online. Osmani nuk ka marrë vota të mjaftueshme në rundin e parë.

81 deputetë kanë marr pjesë në votimin për presidentin. 12 fletëvotime të pavlefshme, 69 deputetë kanë votuar për Vjosa Osmanin.Ndërsa kandidati tjetër për president, Nasuf Bejta asnjë votë që i bie se nuk e ka votuar as veten.

Në sallë janë të pranishëm 84 deputetë, të cilët kanë votuar në raundin e parë për presidentin. Kjo është hera e tretë që ky raund votimesh po përsëritet, pas dy herë nuk kishte kuorum prej 80 deputetësh.

Të ngjashme