A di të përdorë Osmani armët? Kjo është përgjigja e saj

Prishtinë | 09 Qer 2022 | 14:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, këtë të enjte ka qenë për vizitë në Forcën e Ushtrisë së Kosovës, ku është pritur në takim edhe nga Komandanti Bashkim Jashari.

Ajo, në një konferencë për media, i ka falënderuar ushtarët dhe komandën për punën dhe kontributin e tyre që janë duke e dhënë teksa u pyet se a di të përdor armët.

Osmani tha se si Komandante Supreme ka kompetenca të qarta për përcaktimin e politikave të mbrotjes së Republikës së Kosovës.

“Siç e dini Komandantja Supreme apo presidentja e vendit në këtë rast ka kompenteca të qarta kushtetuese sa i përket përcaktimit të politikave të mbrojtjes së politikave të Republikës së Kosovës. Kapaciteti për të determinuar politikat mbrojtëse të një vendi asnjëherë nuk është përcaktuar dhe nuk do të përcaktohen në histori të shteteve nga aftësia për të përdorur armën”.

“Për të përdorur armët e kemi ushtrinë tonë”, tha Osmani duke drejtuar dorën kah Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

Të ngjashme