“A jeni more në tokë të bukës, qysh lihen 20 mijë mësues pa rroga”

Prishtinë | 03 Tet 2022 | 22:26 | Nga Ekonomia Online

Një debat i ashpër është zhvilluar në studion e emisionit “Pressing” të T7 mes Sadri Ramabajës dhe Nol Nushit në lidhje me mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit që kanë qenë në grevë.

Nol Nushi nga PSD tha se që t’i ndalet rroga mësimdhënësve është e paprecedent.

“Mujna gjithçka me iu thanë, por me ia ndalë rrogën është e paprecedent. A jeni more në tokë të bukës, cili ligj të len pa rrogë kështu?”, tha Nol Nushi.

Sadri Ramabaja tha se ligji e thotë dhe nëse s’punon nuk merr rrogë.

“Nuk është mospunë është grevë, ata kanë pasur kërkesa, nuk kanë qenë tu shëtit si ministrat e Kurtit”, tha Nushi.

“Çka po bërtet”, iu drejtua Ramabaja Nushit.

“Qysh mos me bërtit, 0 ndjeshmëri për 20 mijë njerëz pa paga, qysh mundesh me arsyetu këtë?”, i tha Nushi Ramabajës.

“Është keqpërdorur krejtësisht greva si institucion. Unë kam thënë që organizatorët e kësaj greve janë krerët eSHIK-ut”, tha Ramabaja.

Pas kësaj përplasjeje, Sadri Ramabaja është larguar nga emisioni që transmetohet në T7 dhe moderatori ka vendosur ta mbyllë emisonin.

Të ngjashme