AAK: Buxheti duhet të votohet që ta tejkalojmë situatën sa më lehtë

Prishtinë | 10 Kor 2020 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi, ka folur në emër të Grupit Parlamentar në seancën e sotshme ku po rishikohet buxheti i Kosovës për vitin 2020 duke thënë se duhet votuar ky buxhet.

“Sot nga të gjithë ne kërkohet përkushtim dhe vullnet që ta votojmë projektligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës”.

“Rishikimi i buxhetit është obligim sipas ligjit por edhe si domosdoshmëri në kohë kur të gjithë jemi të vetdijshëm për situatën në të cilën gjendemi si pasojë e pandemisë”.

“Buxheti i Kosovës duhet të reflektojë në situatën dhe t’i adaptohet nevojave aktuale që kjo gjendje të tejkalohet në mënyrë sa më të lehtë të mundshme”.

Të ngjashme