AAK dhe minoritetet me qëndrim kundër martesave mes gjinive të njëjta

Prishtinë | 16 Mar 2022 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës po vazhdon punimet ku po debatohet rreth Projektligjit për Kodin Civil. Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj është shprehur vota e AAK për këtë projektligj do të jetë kundër.

“Ne prej fillimit jemi deklaru që jemi kundër këtij projektligji dhe përfundimisht nuk do ta përkrahim, u shpreh ajo.

Kadrijaj u shpreh se edhe ekzekutivi po duket që nuk është unik rreth kësaj çështje. Deputetja e AAK-së theksoi se po vërehen kundërthënje mes Kryeministrit dhe grupit parlamentar të VV-së rreth këtij Ligji.

“Ne po shohim kundërshtime nga grupi parlamentar i VV-së për këtë projektligj. Ju si kryeministër e keni shumicën, andaj ju takon juve ta merrni vendimin. Nuk e kuptoj pse tani në kur po debatohet për këtë ligj ju shohim duke debatuar me deputetët e juaj. Është deshtë që para kësaj seance t’i bëni të qarta qëndrimet” u shprej deputetja e AAK-së.

Kujtojmë se deri më tani, në parim mbështetje këtij Ligji i kanë dhënë gjitha grupet parlamentare përveç AAK-së, ku shefi i grupit parlamentar të kësaj partie pati deklaruar edhe më herët që nuk do ta mbështesin ligjin në këtë formë.

Edhe deputeti Erxhan Galushi nga grupi multietnik, lidhur me bashkësinë civile të personave me gjini të njëjtë ka thënë se e jashtëzakonshmja nuk mund të jetë kurrë e zakonshme dhe se promovimi i të pa jashtëzakonshmes si diçka e zakonshme është fyerje ndaj shumicës së zakonshme.

“Si grup multietnik kurrë nuk mund të votojmë kundër vlerave familjare me të cilat jemi lindur”, ka thënë ai.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme