AAK-ja bëhet me Akademi Politike

Prishtinë | 26 Qer 2019 | 23:43 | Nga Ekonomia Online

Është bërë lansimi i Akademisë Politike të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ky lansim nga kryetari i AAK, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj u cilësua si një vlerë e shtuar e cila nxit të rinjtë e vendit që të jenë më të pavarur.

Gjatë ceremonisë së lansimit, Haradinaj porositi të rinjtë që të guxojnë të krijojnë, të jenë kreativ dhe se rehatia dhe siguria e punës nuk ekzistojnë vetëm në institucionet publike.

Kjo kurrikulë është mbështetur nga Fondacioni Uestminster për Demokraci (Westminster Foundation for Democracy), në kuadër të programit “Forcimi i Kulturës Demokratike në Ballkanin Përendimor”, i cili financohet nga Qeveria e Britanisë së Madhe.

Prezantimin e përmbajtjes e moduleve të kësaj Akademie Politike e bëri Colin Bloom, konsulenti udhëheqës i këtij projekti.

Gjatë prezantimit ndër të tjerash Bloom deklaroi se kryeministri Ramush Haradinaj është shembull se si të përkrahen të rinjtë dhe të rejat.

Kurse krijimi i Akademisë Politike ishte propozim i kamotshëm i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Të pranishëm në këtë prezantim ishin shumë të rinj, por edhe fytyra të ndryshme publike që përkrahin këtë kurrikulë.

Të ngjashme