AAK-ja e injoron përsëri Donika Kadajn në fotografinë e grupit parlamentar

Prishtinë | 17 Sht 2020 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Që nga dita kur Donika Kadaj nuk e dha votën për Qeverinë Hoti, ka acaruar punët me subjektin në të cilin përket, raporton Gazeta Express.

Se raportet nuk i kanë të mira është parë edhe në një fotografi që sot ka publikuar zëvendëskryeministri i parë Besnik Tahiri në Facebook.

Në këtë fotografi të përbashkët të grupit parlamentar nuk shihet deputetja Kadaj-Bujupi.

“Para fillimit të seancës së parë të sesionit vjeshtor të legjislativit”, ka shkruar Tahiri.

Para fillimit të Seancës së parë të sesionit vjeshtor të legjislativit 🙂

Gepostet von Besnik Tahiri am Donnerstag, 17. September 2020

Të ngjashme