AAK – Lajçakut: E përshëndesim angazhimin e BE-së në dialogun e udhëhequr nga ShBA

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

I dërguari i posaçëm i BE’së në dialogun Kosovë – Serbi ka qëndruar sot në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ku është pritur nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj dhe Selim Selimi, ministër i Drejtësisë.

Për takimin ka shkruar në Facebook, Selim Selimi, Ministër i Drejtësisë, që tha se Lajçakut ja kanë prezantuar përkushtimin e AAK’së, për dialogun, si dhe qëndrimin e tyre për marrëveshjen gjithëpërfshirëse, që rezulton me njohje të shtetit në kufijtë ekzistues.

Nga AAK-ja para të dërguarit të BE’së, kanë folur për rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara në dialog, duke thënë se me ndërmjetësimin amerikan janë rritur shpresat për finalizim të marrëveshjes me njohje reciproke.

“Për shkak të qëndrimeve të ndryshme përbrenda BE-së në lidhje me ndryshimin e territoreve, ka ndodhë një lëkundje e besimit. Megjithatë, Aleanca përshëndetë angazhimin e BE-së në dialog, nën udhëheqje të ShBA-së. Në kuadër të takimit, ritheksuam, se BE para së gjithash, pas plotësimit të të gjitha kritereve, Kosovës t’i jap një vendim të shpejtë për heqjen e regjimit të vizave”, ka shkruar Selimi.

Në takim me të dërguarin e Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajčák, prezentuam përkushtimin e AAK-së për procesin e dialogut…

Gepostet von Selim Selimi am Mittwoch, 17. Juni 2020

Të ngjashme