AAK-së i largohet asambleistja e Komunës së Prishtinës

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Fiknete Bejta i ka ndarë rrugët me AAK-në. Ish-anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës që kishte aderuar në AAK, tashti është larguar edhe nga partia e Ramush Haradinajt.

Bejta ka publikuar në Facebook se është asambleiste e pavarur në Komunën e Prishtinës, shkruan Indeksonline

Ftohja e raporteve me AAK-në ishte vërejtur javëve të fundit me disa postime në Facebook, ku Fiknete Bejta kishte kritika tërthorazi për partinë e saj. /Indeksonline/

Të ngjashme