Abazi pas takimit me ambasadoren kroate: Bashkëpunimi bilateral, i shkëlqyeshëm

Prishtinë | 07 Qer 2022 | 10:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ka pritur në takim me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, raporton Ekonomia Online.

Temë diskutimi ishte marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dyja vendeve, ndikimi i situatës në Ukrainë, zhvillimet në rajon si dhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtar.

Kryetari i këtij Komisioni, Haki Abazi, pas këtij takimi tha se synojnë thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dyja shteteve si dhe për bashkëpunimin ekonomik.  

“Biseduam për tema të ndryshme kryesisht për bashkëpunimin bilateral mes Kroacisë dhe Kosovës, dhe marrëdhëniet e shkëlqyera që kemi dhe mundësitë dhe potencialet që këto marrëdhënie të avancohen edhe më tutje. Natyrisht qe pas rrethanave pas luftës në Ukrainë janë çështje të sigurisë dhe mbrojtjes së rajonit”, tha ai.

“Në takimin e sotëm gjithashtu prekëm çështje të bashkëpunimit. E shfrytëzuam rastin ta falënderojmë Kroacinë për përkrahjen e vazhdueshme në procesin e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit tonë. Tentuam të prekim çështje të bashkëpunimit ekonomik dhe pranisë së biznesit dhe kompanive kroate në Kosovë po ashtu edhe për mundësitë që tregu kroat paraqet për prodhuesit dhe kompanitë kosovare”, tha Abazi.

E ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisiq, ka shprehur përkrahjen për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në NATO.

Ajo ka shprehur mbështetjen për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në NATO.

“Kemi folur për marrëdhëniet bilaterale të cilat janë shumë miqësore, por edhe për çështje të tjera të rëndësishme që janë sot me rëndësi, për bashkëpunimin rajonal, dhe çdo gjë që i preokupon vendet tona. Kroacia vazhdimisht mbështet integrimin Euro-Atlantik të Kosovës. Ne jemi ndër vendet e para që kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, katërmbëdhjetë vite më parë. Ne e kemi mbështetur dhe vazhdojmë ta mbështesim rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe në NATO dhe Partneritetin për Paqe”, tha ajo.

Të ngjashme